Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj, Besnik Krapi, janë bërë për herë të parë prindër. Vetëm pak minuta më parë, moderatorja e njohur ka sjellë në jetë vajzën e tyre. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, vetë bashkëshorti i saj, ku shprehet se që me shikim të parë, vajza e tyre i’a mori krejt zemrën.

Çifti ka vendosur që vogëlushja e tyre të quhet Emi dhe Besniku thotë se si nëna ashtu edhe fëmija janë shëndoshë e mirë.

Zoti më ka takuar me një vajzë shumë të bukur sot. Më ka marrë krejt zemrën! Emrin e ka Emi. Në fillim qau fort, por kur e kuptoj kush jam dhe kur më pa si dukem, menjëherë u bëmë shokë. U pajtuam që të jemi shokë të ngushtë përjetë! Emi dhe nëna e saj e bukur Jonida, që unë e dua fort, janë shëndoshë e mirë! Ju duam shumë të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin! Shoqes time të ngushtë, Zoti t’i japë shëndet, lumturi dhe durim. Neve të na bëjë prindër krenarë! Vendi i vet të krenohet me të!”./tvklan.al