Zhulian Asanzh, një nga armiqtë e përbetuar të Shteteve të Bashkuara, mund të arrijë një marrëveshje me administratën amerikane të Donald Trump.

Lideiri i WikiLeaks, me ndërmjetësimin e kongresmenit republikan Dana Rohrabaher, mund të përfitojë një akt amnistie, duke dorëzuar në këmbim prova materiale që dëshmojnë se Rusia nuk ka gisht në hakërimin e serverave të Partisë Demokratike Amerikane në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Kongresmeni amerikan, i cili njihet për afërsi me Rusinë, po tenton negociojë dorëzimin e Asanzh, shkruan “Wall Street Journal”. Rohrabaher është vënë në kontakt me shefin e kabinetit të Trump, John Kelly.

Sipas mediave amerikane oferta e ligjvënësit republikan, vjen si një këshillë speciale e Departamentit të Drejtësisë në SHBA, për të zbardhur me çdo kusht skandalin “Russiagate”, ku janë përfshirë bashkëpunues të ngushtë dhe familjarë të presidentit Donald Trump.

Nëse Asanzh do të falej nga administrata amerikane, do të ishte një rast i paprecedent në historinë moderne të SHBA-ve, që një person i cilësuar si tradhtar, përfiton një akt amnistie./Tv Klan