juncker-Tsipras

Zor se mund të kujtohet hera e fundit kur një President i Komisionit Europian ka përdorur një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë, jodiplomatike dhe plot revoltë kundrejt qeverisë së një vendi anëtar.

Zhan Klod Junker tha se u ndje i tradhëtuar dhe sygjeroi se kryeministri grek, Aleksis Cipras po e gënjente popullin për uljen e pagave dhe pensioneve.

Mesazhi i tij ishte i qartë: Votoni po, për propozimet tona dhe ne do t’ju mbështesim. Vota jo, do t’ju nxjerrë nga eurozona.

Junker tha se “ bisedimet përfunduan në mënyrë të njëanshme nga deklarata e Ciprasit për zhvillimin e një referendumi më 5 Korrik.

Qeveria greke iu përgjigj komenteve të tij duke thënë: “Një element thelbësor që tregon mirëbesim në negociata është sinqeriteti”. E marta parashikohet të jetë një ditë e vështirë për Athinën, që duhet t’i shlyeje 1.6 miliardë euro Fondit Monetar Ndërkombëtar, – afati i fundit për planin e shpëtimit.

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel tha se Greqia ka marrë një ofertë bujare dhe u shpreh e gatshme për bisedime të tjera pas të djelës, kur do të zhvillohet refendumi.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel tha se “votuesit grekë duhet të vendosin nëse duan ose jo të qëndrojnë në eurozonë”-një këndvështrim që e ndajnë edhe Presidenti francez, Fransua Holond dhe kryeministri italian Mateo Renzi.

Pyetja që do t’i bëhet votuesve të dielën nuk do të jetë kaq e lehtë: Doni apo nuk doni të qëndroni në Eurozonë, grekët duhet të miratojnë apo kundërshtojnë afatet specifike të paraqitura nga kreditorët.

Pyetja është: A duhet të pranohet plan/marrëveshja që iu paraqit eurogrupit nga Komisioni Europian, BQE dhe FMN më 25 Qershor, që përbehet nga dy pjesë: Dokumenti i parë quhet “Reforma për kompeltimin e Programit aktual dhe pertej” ndersa i dyti “Analiza paraprake e qëndrueshmërisë së borxhit”.

Disa prej grekëve të pyetur nga Euronews thanë se Ciprasi bëri mirë që vendosi për referendumin, sepse sipas tyre po luhet një poker politik”. Euro humbi 2 % nga vlera e saj, kundrejt dollarit të hënën, kostot e huamarrjes në Itali dhe Spanjë, dy ekonomitë më të dobëta të eurozonës, pësuan rritje.

Fituesi i çmimit Nobel në Ekonomi, Xhozef Stiglitz tha se “institucionet dhe vendet që e detyruan Greqinë të ulë kostot, mbajnë përgjegjesi penale”.

Krah ekonomistëve më me ndikim ne botë, Stiglitz i bëri thirrje Trojkës, t’ia falë borxhin Greqisë dhe t’i ofrojë stimuj financiare, të kërkuar nga dy qeveritë e mëparshme. Dëmi – sipas Stiglitz – shkon pertej Greqisë, duke fundosur besueshmërinë tek euro dhe duke e përballur ekonominë botërore me rrezikun e kontaminimit. Mund të themi me siguri, nga ajo që po shohim tani, 16 vjet pas institucionalizimit të Eurozonës, ajo është antiteza e Demokracisë – thotë ai.

Tv Klan