klop

Jurgen Klop është prezantuar si trajneri i ri i Liverpulit. Gjermani firmosi një marrëveshje 3 – vjeçare me ekipin anglez duke zëvendësuar Brendan Rozhers, i cili u shkarkuar pak ditë më parë për rezultate të dobëta. Klop do të përfitojë 15 milionë paund.

Jurgen Klop i cili pati sukses gjatë drejtimit të Borusias së Dortmundit kërkon të rikthejë Livepulin në lavdinë e dikurshme. Ai e cilësoi Liverpulin si një nga etapat më të rëndësishme. Jurgen Klop në të kaluarën ka drejtuar edhe Mainzin në Gjermani.

Tv Klan