221 ndeshje zyrtare. 66 fitore Milan, 72 barazime e 83 fitore për Juventusin. Në San Siro për javën e 9 të kampionatit, Milan dhe Juve do të përballen në sfidën që mund të vlejë shumë në objektivin e të dyjave për titullin kampion. Juventus ka vetëm një humbje këtë sezon, pikërisht në të njëjtin stadium, por me Interin dhe gjendet në krye të renditjes me 21 pikë, ndërsa Milani i vendit të tretë do të përpiqet t’i vërë shkopinjtë nën rrota ekipit kampion.

Klasikja e futbollit italian është gjithnjë e vështirë dhe e pararashikueshme. Për strategjinë që do të zgjedhin trainerët, ekipet duhet të japin maksimumin e tyre: Juve për të ruajtur largësinë nga vendi i dytë dhe Milani për t’u afruar sa më shumë.

Duke qënë se nuk kanë ndeshje në Kupat e Europës, futbollistët e Milanit shihen si më të freskët dhe të përqëndruar tek kampionati, veçanërisht në takime si ky i orës 20.45. Jo rastësisht Milan gjendet në atë pozicion pasi ka 5 ndeshje të kampionatit që nuk e ka provuar shijen e humbjes. Është e treta në renditje pasi ka pësuar një gol më shumë se Roma.

Për Juven që ka zgjedhur një modul mbrojtës 3-5-2, është rikthyer dhe mund të luajë për 90 minuta sulmuesi Mandzukic. Do të mungojnë në këtë sfidë Marko Pijaca dhe Chellini, në vend të tyre Marchisio e Rugani.

Ndërsa Milan që luan në shtëpinë e vet me 4-3-3, ka pozicionuar Carlos Bacca në qendër të sulmit. Me 6 gola të shënuar deri tani, ai shihet si rreziku më i madh për Juventusin. Ky takim do të jetë një test mjaft i madh për Milanin. Kjo është mundësia më e mirë për të marrë një fitore pas shumë vitesh.

Tv Klan