Juventus kthehet te fitorja pas barazimit në kampionat me Napolin. Skuadra torineze mundi me rezultatin 2 – 0 Kievon. Golat u shënuan nga Higuain, nga një në secilën pjesë.

Me këtë sukses Juventus shkon 9 pikë larg Romës, që duhet të luajë takimin e javës së 31-të në fushën e Bolonjas.

Takimi tjetër interesant i javës është Lacio – Napoli, që do të zhvillohet mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Olimpiko”.

Tv Klan