Portugezi ka shënuar 43% të golave në këtë kampionat

Juventus e mbështet sulmin te Cristiano Ronaldo. Portugezi deri më tani ka shënuar 15 nga 35 golat e Juve në kampionat.

Një e dhënë e lartë, pasi përkon me 43% të totalit. Të njëjtën përqindje ka edhe Joao Pedro. Sulmuesi i Cagliari ka shënuar 10 nga 23 golat në 17 javët e para të Serie A.

Ciro Immobile po tregon edhe këtë sezon që është lojtar i rëndësishëm te Lazio me 11 golat nga 27 që ëshhtë totali i të shënuarve nga Lazio, ose 41%. Tek Inter, ekipi me më shumë gola në këtë sezon, 43 më i dosmosdoshmi duket Romelu Lukaku.

Belgu është i dhjeti në këtë renditje në kuotën 12 ose 28% e totalit të realizuar nga zikaltërit. Zlatan Ibrahimoviç renditet pas tij dhe ka shënuar 27% të golave të Milan, ose 10 nga 37.

Tv Klan