JuveJuveJuventus ka arritur një tjetër fitore dje në Torino. Në fushën e tij ekipi i Conte nuk ka lënë asnjë pikë në këtë sezon. Fitorja 1 – 0 me Bologna e ka afruar akoma më shumë me titullin që mund ta sigurojë matematikisht që sfidën e ardhshme, 3 javë përpara fundit të Serie A. Diferenca me Roma e vendit të dytë është përsëri 8 pikë. Një fitore e Juventus në fushën e Sassuolo dhe një barazim ose humbje e Roma ndaj Milan do të mbyllte përfundimisht llogaritë për titullin. Megjithatë Roma e ka arritur objektivin e saj të paktën për tu kualifikuar direkt në fazën e grupeve të Champions League. Suksesi 1 – 0 mbrëmë me Fiorentina. Napoli është shumë larg të kërcënuar ekipin e Garcia. Gara për një vend në kupat e Europës dhe qëndrimi në kategori vazhdon edhe në javët e ardhshme.

Tv Klan