Për herë të parë në 20 sezonet e fundit të Serie A Juventus ka pësuar dy gola me penallti në pjesën e parë të lojës.

Por “Zonja e Vjetër” u ngjall në përballjen ndaj Kaljarit në 45 minutat e dyta dhe u largua nag Sardenja me 1 pikë. Pjesa e parë u dominua nga vendasit, që gjetën golin e parë me Gaetanon në minutën e 30 të lojës.

Gjashtë minuta më pas, Shezni bëri faull ndaj Luvumbos dhe Mina u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Në pjesën e dytë Allegri futi në lojë Yildiz dhe rrjedha e takimit ndryshoi.

Në minutën e 61’, Vlahoviç shkurtoi disanvantazhin. Tre minuta nga fundi i kohës së rregullt, erdhi barazimi pas autogolit të Dosenës.

Në përfundim të sfides, trajneri i “Zonjës së Vjetër” Masimiliano Alegri tha se ka rezeva për pjesën e parë.

“Nuk e kuptuam ndeshjen! Në pjesën e parë gabuam gjithçka. Ndaj nesh u kryen 7 kundërsulme, nuk fituam asnjë duel dhe nga ana atletike nuk ishim në nivelin e Kaljarit. Në 45 minutat e dyta, ata ranë, kurse ne u rritëm teknikisht. Duhet ta kemi të qartë që nëse nuk vrapojmë si të tjerët, do të vuajmë në fushë.”

Kjo është ndeshja e gjashtë radhazi që Juventusi nuk fiton në transfetë. Bardhezinjtë shkojnë në 20 ndeshje në këtë sezon në Serie A që nuk shënojnë në 45 minutat e para. 64 pikë për Juventusin pas 33 ndeshjeve të luajtura.