Juventus me suksesin 3 – 0 të së dielës me Bologna vendosi një tjetër rekord, 26 fitore radhazi në shtëpi. Ecuria pozitive e nën drejtimin e Antonio Conte nga gushti 2013 deri në dhjetor të 2014 është përmirësuar.

Golat e Higuain dhe Dybala i dhanë një arsye më shumë shokëve të ekipit të festonin. Fitoret radhazi nisën pikërisht me Bologna në tetorin e 2015. Juventus ruan kështu edhe diferencën me rivalët pas javës së 19, ndërsa së bashku me Milan kanë 1 ndeshje të prapambetur për të luajtur.

Fitore edhe pse të vështira për Roma, Napoli, Milan dhe Inter duke e bërë garën më interesante. Në fushë për këtë javë u kthye edhe Etrit Berisha.

Portieri i Kombëtares e kaloi dëmtimin pa operacion. Atalanta e tij mundi Chievo 4 – 1 dhe shqiptari u vlerësua mesatarisht me notën 6 nga mediat italiane./ TV KLAN