KafeShkenctaret e duan kafenë më shumë se pjesa tjetër prej nesh, për shkak se ata janë duke u përpjekur vazhdimisht për të provuar përfitimet e saj shëndetësore. Hulumtimi i fundit nga Insituti Kombëtar i Kancerit thotë se kafja bën mirë për mëlçinë.

Për ta verifikikuar këtë është kryer një studim me 27.000 persona të cilët konsumojnë kafe rregullisht, duke iu matur kafeinën brenda trupit të tyre përgjatë 24 orëve.

Gjaku i tyre u testua për të kuptuar nivelin e enzimave duke përfshirë këtu edhe “aminotransferase” (ALT) dhe “alkaline phosphatase” (ALP), të cilët janë përcaktuesit për funksionimin e mirë të mëlçisë.

Pjesmarrësit të cilët u shprehën se pinin tre kafe apo më shumë në ditë, u vu re që kishin nivele më të ulta të enzimave në gjak, duke treguar që nuk kanë probleme me shëndetin.

Një tjetër studim ka theksuar se konsumimi i kafesë mund të ndihmojë për të ulur rrezikun e diabetit të tipit 2, si dhe të vonojë fillimin e sëmundjeve të rrezikshme të tilla si: Alzheimeri dhe Parkinsoni.

V. Kërçiku