Rruga që të çon për tek Kalaja e Lezhës është kthyer në një problem shqetësues për banorët që jetojnë në këtë zonë.

Në një denoncim të bërë për rubrikën “Kallëzo”, në tvklan.al, ata shprehen se kjo rrugë është totalisht në errësirë, ç’ka e bën shumë të rrezikshme lëvizjen e këmbësorëve gjatë natës.

https://www.youtube.com//embed/cL3veXR2KA4

Kjo problematikë, sipas tyre ka nisur që para tre vitesh dhe vijon ende të mbetet në po të njejtën gjendje.

Ata shtojnë gjithashtu se deri më tani asnjë investim nuk është bërë, dhe se askush nuk ka marrë asnjë masë për t’iu ardhur në ndihmë këtyre banorëve, të cilët ndihen të frikësuar, pasi në disa raste janë shënuar dhe vjedhje.

Shtyllat elektrike të vendosura përgjatë rrugës janë të këputura ose të prishura dhe jashtë funksionit.

Për “Kallëzo”, ata kanë sjellë edhe foto dhe video, duke dëshmuar qartë situatën në të cilën ndodhen.

Përmes tvklan.al, banorët u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse, veçanërisht Bashkisë Lezhë, që ta marrin seriozisht këtë problem dhe të gjejnë një zgjidhje./tvklan.al