Kamikazi që tronditi Brukselin mbrëmjen e së martës është 36-vjeçari me origjinë marokene Oussama Zariouh. Ai ishte banues në Molenbeek, lagjja me shumicë myslimane në kryeqytetin belg, nga e cila kanë dalë disa celula xhihadistësh. Autoritetet belge njoftuan se Zariouh nuk ishte i skeduar për terrorizëm, por kishte precedentë penalë për trafik droge.

Nga kontrolli që u ushtrua në banesën e tij, u mblodhën prova që dëshmojnë pëlqimin e tij për Shtetin Islamik, thanë hetuesit. Kamikazi 36-vjeçar u qëllua për vdekje nga një ushtar në stacionin qendror të trenit në Bruksel.

Një nga bombat që ai kishte me vete shpërtheu. Në atë moment terrorist tentoi të sulmojë ushtarin dhe thërriti Allahu Ekber. Autoritetet njoftuan se një bombë e dytë e e pashpërthyer, me gozhdë dhe vida u gjet në valixhen e tij. Prokurorët belgë njoftuan nisjen e hetimeve për bashkëpunëtorë, ndonëse të dhënat e deritanishme tregojnë se marokeni ka vepruar i vetëm.

Tv Klan