Tre persona janë ndaluar në flagrancë, teksa po shisnin 50 kilogramë kanabis në Fier. Arrestimi i tyre është bërë në Roskovec.

Nga burime të ABC News mësohet se të ndaluarit janë Gazmend Saliaj, Shaban Saliaj dhe Klodian Ymeraj. Dyshohet se ata kanë fshhehur edhe sasi të tjera drogë dhe po punohet për të gjetur vendndodhjen e lëndës narkotike.

/abcnews.al