Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë me kanabis katër persona.  

Në kuadër të operacionit “RETURN” u sekuestruan 77 kilogramë lëndë narkotike kanabis në një banesë në Novoselë dhe u arrestuan katër persona, mes të cilëve edhe pronari banesës.  

Në pranga kanë përfunduar 39-vjeçari Sajmir Bitaj, 33-vjeçari Dorjan Bitaj,  27-vjeçari Marildo Krekaj dhe  22-vjeçari Xhuljano Shakaj.

Droga u gjet në banesën e Sajmir Bitaj në fshatin Fitore të Novoselës, e futur në 6 thasë plastikë të zinj./tvklan.al