Policia italiane ka sekuestruar 1.8 ton marijuanë si dhe ka vënë në pranga katër persona dy shqiptarë dhe dy italianë.

Lënda narkotike ishte fshehur në dy furgonë të ndarë në 101 pako dhe konfiskimi është bërë në zonën Bishelia. Droga kapte vlerën e 13 milionë eurove.

Sipas mediave italiane dy prej trafikantëve kanë tentuar tu largohen karabinerëve dhe janë hedhur nga një lartësi prej 5 metrash, gjë kjo u shkaktoi lëndime në trup. Ata janë dërguar në spitalin e Barit, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tyre janë arrestuar./tvklan.al