Më shumë se gjysmë ton drogë është kapur nga autoritetet greke në kufi me vendin tonë. Sipas mediave helene, bëhet fjalë për 569 kilogramë kanabis, e cila u gjet e fshehur në një zonë pyjore në Janinë.

Droga vinte nga Shqipëria dhe trafikantët e kishin fshehur në këtë zonë, me qëllim trafikimin e saj më pas në Greqi.

Kanabisi ishte i ndarë në 302 pako, ndërsa autoritetet zbuluan gjithashtu edhe 3.9 kilogramë vaj kanabisi. Deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar./tvklan.al