Një gomone e mbushur me kanabis u sekuestrua nga policia mbrëmjen e djeshme.

Burime nga policia lokale thonë për Tv Klan se është sekuestruar 1.6 ton kanabis. Sipas të njëjtave burime 2 skafistët që shoqëronin lëndën narkotike kanë mundur të largohen.

Gomonia 8 metra e gjatë u zbulua disa milje larg ujërave ndërkufitare. /Tv Klan