Një tjetër gomone e mbushur plot me kanabis kanë bllokuar nga policia kufitare dhe Guardia di Finanza e Pulias.

Sipas njoftimit të policisë së Shtetit pas sinjalizimit nga pala shqiptare një avioni i “Frontex” e zbulon në det dhe njofton Guardia di Finanza e Pulias.

Pas katër orë ndjekje gomonia u kap në Vieste, rreth orës 18.30 të mbrëmjes së djeshme. Në gomonen 7 metra të gjatë me dy motorë nga 150 kuaj fuqi kishte plot 800 kg kanabis. Lënda narkotike ishte e ndarë në 42 pako.

Në pranga kanë përfunduar dy skafistët shqiptarë me iniciale V.T, 21 vjeç nga Kavaja dhe D.B. 32 vjeç nga Durrësi./tvklan.al