bloom-perry

Pasi u pamë shumë pranë njëri – tjetrit në ndarjen e çmimeve “Golden Globe”, Katy Perry dhe Orlando Bloom i kanë shtuar edhe më shumë dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një histori dashurie.

Këtë herë shkak është bërë kjo foto, e postur nga një mik i dyshes në Twitter, mbrëmjen e së premtes, ku Perry e Bloom shfaqen duke shijuar një mbrëmje jashtë.

Të veshur thjeshtë e të qeshur, dyshja dallohet qartë që po kalonin një mbrëmje të këndshme.

Këngëtarja amerikane dhe ylli i “Pirateve të Karaibeve” njihen prej kohësh, megjithatë, ishte pikërisht festa e mbajtur pas ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, që nxiti dyshimet se janë me shumë se miq të mirë. /tvklan.al