kekPërbërësit

Vezë: 4 kokrra

Sheqer: 12 lugë

Qumësht: 12 lugë

Miell: 12 lugë

Kakao: 4 lugë

Për shërbetin

Qumësht: ½ litër

Sheqer: 10 lugë

Çokollat e shkrirë

Eurokrem: 2 lugë

Përgatitja

Në një enë hedhim vezët, sheqerin, qumështin dhe i përziejmë. Më pas shtojmë miellin dhe kakaon. Më pas përzihen të gjithë përbërësit dhe kur masa të jetë gati, e hedhim në një tepsi të lyer me vaj dhe e vendosim të piqet në temperaturë 200 gradë për 15 minuta. Pasi piqet i hidhet shërbeti i përgatitur dhe i ftohur paraprakisht. Pas shërbetit i hidhet eurokremi dhe çokollat e shkrirë si shtresë e sipërme.

tvklan.al