“Abuzimet me këto para janë kryer nga kompania e përfshirë në Inceneratorin e Tiranës”

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka publikuar dokumente që sipas tij, tregojnë vjedhjen e buxhetit të shtetit. Nga të dhënat e reja që disponon Këlliçi, kompania e përfshirë në inceneratorin e Tiranës ka kryer një tjetër abuzim me vlerë 1.6 milionë Euro.

“Agjencia Turistike ‘ONE EXPLORER’, në pronësi të shtetasit Juventin Cere, ka përfituar miliona euro pagesa nga Inceneratori fantazmë i Tiranës. I ka paguar plot 105.682.680 Lekë, i ka paguar nga llogaritë e saj në dy banka të nivelit të dytë shumën: 46.834.789 Lekë dhe 103.992 Euro të tjera.”

Demokrati nuk i ka kursyer akuzat ndaj SPAK, teksa paralajmëron publikimin e të dhënave të reja që lidhen me inceneratorin e Tiranës.

Nuk ka bërë asnjë hetim në lidhje me këtë aferë të re që përfshin këtu një të ashtuquajtur Agjenci Turistike.”

Këlliçi akuzon qeverinë se po bën përpjekje që të fsheh korrupsionin që është bërë për ndërtimin e inceneratorëve.

Klan News