kenga imeTingujt e muzikës shkodrane çelën mbrëmjen e tretë të Festivalit të Këngës Tradicionale dhe Qytetare, “Kënga ime”. Drejpërdrejt nga Teatri i Televizionit Klan, në skenën madhështore të tij u ngjitën këngëtarë, duete dhe grupe për të kënduar edhe krijmtarinë e tyre të re. Për herë të parë tradita përmetare u prezantua në “Kënga ime”, me dy vëllezerit Vaskë dhe Dhimitër Curri, shoqëruar nga formacioni Lulet e Përmetit.

Bashkëshortët Tone dhe Mark Gjoka përcollën përmes ekranit të Televizionit Klan muzikën mirditore.  Në Festivalin e Këngës Tradicionale dhe Qytetare, krah artistëve të mëdhenj konkurojnë edhe emrat e rinj që lëvrojnë si muzikën e lehtë moderne ashtu edhe atë  popullore.

 Mbrëmja ku artistë të tjerë në garë ishin shkodrania Fatjera Barbullushi, apo korçari Julian Mustafa, kulmoi me ngjitjen në skenë të Anita Take. Artistja e madhe që për pak ditë  feston 80 vjetorin e lindjes ishte e ftuara speciale e duetit në konkurim, Kujtim Prodani  dhe Saimir Çili.

 Tashmë është traditë që pjesë e super spektakleve në Televizionin Klan janë edhe numrat e baletit. Këtë herë koreografi Albi Nako zgjodhi t’i flaës dashurisë përmes gjuhës së trupit.

 Nën moderimin e Pandi Laços e sopranos Ardita Meni dhe në gjykimin e jurisë profesioniste, artistët përcaktuan këngët me të cilat do të marrin pjesë në mbrëmjet e çerekfinaleve.