KshilliKëshilli për Imunitetin, Mandatet dhe Rregulloren ka shtyrë për ditën e martë në orën 12:00 shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për të lejuar arrestimin e deputetit Mark Frroku.

Deputeti kristian demokrat akuzohet këtë herë nga autoritetet belge për një vrasje të ndodhur në vitin 1999. Mbledhja nisi pak minuta pas orës 16:00 të së dielës ndërsa Frroku nuk u paraqit pasi ndodhet në arrest shtëpie, masë e vendosur të shtunën nga Gjykata e Lartë.

Ai u përfaqësua nga avokatët e tij të cilët kërkuan që klienti tyre të ketë mundësinë të flasë në këtë Këshill dhe të mbrohet për akuzat e bëra.

Me konsensus Këshilli e miratoi kërkesën e avokatëve.

Mbledhja që u drejtua nga kryetari i Kuvendit Meta zgjati rreth 25 minuta dhe u zhvillua pa praninë e mediave. Zyra e shtypit e Kuvendit publikoi dy foto ndërsa njoftoi se mbledhja e radhës do të mbahet të martën në mesditë ku do të dëgjohen edhe pretendimet e Deputetit të Shkodrës Frroku.

Ishte një kërkesë e Interpol Belgjika ndaj Interpol Tirana që vuri në lëvizje autoritetet shqiptare dhe ku pretendohet se Deputeti Mark Frroku është dënuar me 10 vite burg nga një gjykatë në Bruksel me akuzën e vrasjes. Interpoli njoftoi Prokurorinë e Përgjithsme dhe tashmë ka kërkuar leje për arrestimin e tij nga Kuvendi. Pas shqyrtimit në Këshillin e Mandateve fjalën e fundit e thotë seanca plenare.

Tv Klan