Klienti i një banke në Rusi, i mërzitur nga trajtimi “i ftohtë”, është rikthyer në godinë me dy striptiste për t’u treguar punonjësve se si duhet t’i trajtojnë klientët.

Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është filmuar teksa futej me dy vajza në degën e Sberbank (Moskë), bankës më të madhe në Rusi.

Me t’u futur brenda ai u thotë punonjësve në rusisht se “

po i trajtoni klientët pa mirësjellje dhe me ftohtësi

”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”328″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]“

Do Doja t’ju tregoja se si duhet t’i trajtoni klientët

”, thotë ai, duke hapur muzikën, me të cilën striptistet nisën të kërcenin dhe të zhvisheshin.

Shpresoj se do ta kujtoni këtë moment

”, tha ai, i cituar nga “Daily Mail”.

Oleg Vlasov, kreu i zyrës së marrëdhënieve me publikun të Sberbank tha se incidenti ndodhi në fillim të majit, në Moskë dhe shtoi se problemi i klientit ishte zgjidhur para se ai të krijonte këtë incident.

Por, duket se këtë incident nuk do ta harrojë lehtë as personi që solli striptistet, pasi Sberbank e ka paditur atë në polici për huliganizëm. /tvklan.al