“Priftërinjtë që kanë abuzuar me fëmijët nuk do të kenë kurrë faljen time

”. Ishte ky mesazhi i qartë që dha Papa Françesku në pritjen e Komisionit për mbrojtjen e minorenëve.

Ati i Shenjtë bëri një ‘mea culpa’, kur tha se Kisha mbërriti vonë në përballjen me problemin e pedofilisë.

“Kur ndërgjegja vjen vonë, edhe mjetet për të zgjidhur problemin vijnë me vonesë”,

tha Papa Françesku.

Sipas tij, praktika antike e të zhvendosurit nga një kishë në tjetrën të priftërinjve me probleme, ndoshta ishte arsyeja që ka përgjumur ndërgjegjen dhe nuk i ka bërë ballë vetë fenomenit.

Ati i Shenjtë i mëshoi fort ndërshkimit të përfaqësuesve të Kishës që janë dënuar për pedofili, duke thënë se ata nuk meritojnë ulje të dënimit, pasi janë të sëmurë.

Pedofilia është një sëmundje dhe një shkatërrim për njerëzimin,

tha Papa Françesku.

Tv Klan