Ajo është Adriana Lima, modelja braziliane e “Victoria’s Secret”, ndërsa ai një turk i panjohur. Si është e mundur?

Këtë pyetje bëri gazetarja e “Hurriyet”-it kur u takua me turkun anonim që ka pushtuar faqet e mediave rozë në Turqi dhe në Europë falë romancës me modelen e njohur.  Lajmi për romancën e re mori dhenë ditët e fundit.

Në përgjigje të të gjithë atyre që e kanë përqeshur për faktin se ai nuk ishte as i pasur dhe as figurë e njohur publike,  Metin Hara tha “

Sigurisht, ata ashtu do flasin dhe do të shkruajnë. Kësaj radhe nuk fitoi një me puro, jaht, apo fabrika, por fitoi një kuti muzike 10 euroshe dhe një poezi e shkruar në një copë letër.

Të rinjtë ta dinë këtë. Tashmë, këto punë nuk bëhen vetëm me para

”, tha ai duke shtuar se tani nuk fitojnë vetëm të pasurit. Hara tha se edhe një femër kaq e bukur dhe me zemër të gjerë si Lima mund të bie në dashuri me njerëz jo të pasur.

Lidhur me fotot në çifligun ku kishte pushuar me Liman, të cilat nxorën në dritë edhe romancën me styre, ai tha se ishin shkrepur nga 1.5 km larg me teleobjektivë të mëdhenj, pasi çifligu ku ata kishin pushuar ishte 50 dynym dhe përballë kishte një mal.

Modelja 36 vjeçare, një ndër më të njohurat në botë, u dashurua me 35-vjeçarin Hara, i cili është fizioterapist, mësues shpirtëror dhe shkrimtar që beson tek fuqia e energjisë.

Ëndrra e tij është të “ndriçojë” njerëzimin duke i treguar se mund të kombinojë mjekësinë moderne me teknikat e energjisë. Duket se është në rrugë të mbarë…/tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”336″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]