kim_paris

Përpara se të bëhej një prej personazheve më të fotografuar në planet, Kim Kardashian ishte shoqje e ngushtë me Paris Hilton.

Dhe duke folur për këtë të fundit në një intervistë për “Rolling Stones”, 34 – vjeçarja rrëfeu se kur dilnin bashkë, ato rrallë herë vishnin të brendshme.

parisi

Por ndryshe nga Hilton, e cila herë pas here tregonte më shumë seç duhet, Kim ishte më e kujdesshme. Këtë, showgirl –ja ia atribuon faktit se nuk konsumonte alkool ose drogë.

Shoqëria mes dy vajzave mori fund në 2007, kur videoja porno e Kim me Ray J u bë publike. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” konfirmoi se ishte pikërisht kjo arsyeja e prishjes së shoqërisë me Paris Hilton. /tvklan.al