Kim Petras ka anuluar koncertet e planifikuara për në verë. Arsyet e këtij vendimi këngëtarja i ka shpjeguar në këtë postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

“Jam e dëshpëruar që po e shkruaj këtë, por po kaloj disa probleme shëndetësore dhe nën këshillën e mjekëve më është dashur të marr vendimin e vështirë për të mos performuar këtë verë”, shprehet ajo.

Pas postimit fanstat vërshuan me komente ku i uruan këngëtares shërim të shpejtë .

Petras pritej të performonte në një sërë koncertesh në vende si në Spanjë, Britani e Madhe, Portugali,  dhe ShBA.

Kujtojmë se këngëtarja e hitit Unholy, një bashkëpunim me Sam Smith shkroi historinë kur u bë gruaja e parë transgjinore që fitoi një çmim Grammy.

Klan News