spinaq me veze

Përbërësit:

Spinaq

Qepë

Oriz (sipas dëshirës)

Salcë domatesh (e freskët)

Vezë

Kripë

Piper

Erëza

Përgatitja: 

Marrim spinaqin e lajmë një nga një dhe më pas e grijmë. Ndërkohë në një tenxhere grijmë qepët të cilat i lëmë pak minuata derisa të marrin një ngjyrë të lehtë të verdhë. Hedhim spinaqin dhe e përziejmë mirë e mirë me qepët, duke i lëmë pak minuta në zjarr. Pas kësaj procedure hedhim orizin dhe salcën e përgatitur të domateve, së bashku me erëzat (sipas dëshirës). I lëmë 10 minuta në zjarr dhe më pas përbërjen e hedhim në një tepsi, ku mbi këtë sasi të përgatitur hedhim edhe vezët. I fusim në furrë në temperaturën 170 gr C për rreth 40 minuta.

tvklan.al/ V.H