Kina dhe SHBA kanë nënshkruar një marrëveshje për tregtinë. Kina ka rënë dakord që të blejë më shumë mallra dhe shërbime amerikane, duke zvogëluar në këtë mënyrë bilancin jo të rregullt të tregtisë mes këtyre dy vendeve.

Uashingtoni thotë se kjo marrëveshje do të reduktojë ndjeshëm defiçitin tregtar vjetor prej 335 miliardë Dollarësh me Pekinin. Por nuk u specifikua vlera e zvogëlimit të bilancit negativ.

“Dy palët ranë dakord për rritjen e eksporteve të bujqësisë dhe të energjisë së SHBA

“, thuhet në deklaratën e SHBA-së dhe Kinës pas bisedimeve që u zhvilluan në Uashington. Vendet ranë dakord gjithashtu që të vazhdonin negociatat mbi tregtinë për të zgjidhur problemet e tjera në këtë aspekt.

/tvklan.al