Një grua hyri në një bankë me një armë lodër në përpjekje për të vjedhur 13,000 Dollarë të cilat i kishte në llogarinë e saj, për të paguar trajtimin e kancerit të motrës së saj.

Sali Hafiz mori vendimin këtë vendim pasi nuk mund të tërhiqte kursimet e saj nga banka në Liban, pasi tërheqja e parave në këtë vend është e kufizuar. Një person mund të tërheqë vetëm 200-400 Dollarë në muaj.

Vendi i Lindjes së Mesme vazhdon të vuajë një krizë ekonomike, e cila ka nxitur aktivistët të veprojnë pas viteve të trazirave.

Në fillim të këtij muaji, OKB-ja paralajmëroi se gati tre të katërtat e njerëzve në Liban janë shtyrë në varfëri, raporton The Mirror.

Hafizi shoqëruar nga një grup i quajtur “Shoqata e zemërimit të depozituesve”  i kërkoi sportelit të bankës në kryeqytetin e Bejrut, kursimet e saj.

Video u bë shpejt virale në mediat sociale në Liban, ku tregonte Hafizin duke mbajtur një pistoletë në dorë, ndërsa bashkëpunëtorët e saj debatonin me stafin e bankës – të cilët përfundimisht fillojnë të numërojnë kartëmonedhat dhe ia dorëzojnë Hafizit.

Hafizi transmetoi drejtpërdrejt videon në Facebook, duke thënë: Unë nuk hyra në bankë për të vrarë dikë apo për t’i vënë flakën vendit. Unë jam këtu për të marrë të drejtat e mia.

Hafiz më vonë u intervistua me Al Jadeed News në të cilën ajo pretendoi se arma e saj ishte në të vërtetë një lodër plastike që ajo kishte marrë hua nga nipi i saj.

Ajo shtoi se faturat mjekësore të motrës së saj për trajtimin e kancerit i kishin lënë asaj pak zgjidhje, sepse banka e kishte këshilluar më parë se ajo nuk kishte të drejtë të tërhiqte më shumë se 200 Dollarë në muaj. /tvklan.al