Disa fëmijë do të bënin çdo gjë për të ikur nga mësimi, ndërsa disa të tjerë rrezikojnë jetën për të shkuar në shkollë.

2

Në malet e provincës jugperëndimore të Kinës, Sichuan, fëmijët duhet të ngjiten në një shpat mali, në një shkallë me gjatësi rreth 800 metra, për të arritur në shkollë.

Ngjitja deri në lart, kërkon thuajse 2 orë kështu që fëmijët kthehen në shtëpi vetëm 2 herë në muaj.

3

Fshati “Atule’er” me jo më shumë se 400 banorë, tërhoqi vëmendjen këtë javë, pasi mediat në Pekin, publikuan fotot ku 15 nxënësve shkolle, ku më i vogli ishte 6 vjeç, ngjiteshin nëpër këto shkallë, “që të çojnë drejt qiellit”.

4

Fotografi që realizoi fotot u shpreh se ishte shumë e rrezikshme dhe nuk e imagjinonte dot se çfarë mund të ndodhte nëse mund të bije poshtë.

Në çdo udhëtim të fëmijëve, një prej prindërve del vullnetar që t’i shoqërojë ata në shkollë./tvklan.al