#KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Enita Mema

Headlines Klan News 16 Prill

Takim me McGonigal? Dumani: Akuzë e pavërtetë

Ilir Meta deklaroi në emisionin Opinion se kreu i SPAK ka takuar Mek Gonigal. Por në një reagim për mediat, Dumani thekson se kjo është e pavërtetë. Ai thotë se nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar dhe se nuk e ka njohur kurrë

Dokumente deri ne 5 mijë €, goditet grupi i falsifikatoreve

Një bazë e falsifikimit të dokumenteve u zbulua në zonën e Yzberishtit. Në pranga ranë dy organizatorët dhe një person që do merrte një certifikatë pronësie false. Dokumentet e falsifikuara shiteshin deri në 5 mijë euro.

Gjyshërit rrëmbejnë nipin, dyshohet se e fshehin në Kukës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës. Gjyshërit i kanë marrë fëmijën nënës dhe nuk e kanë kthyer. Policia arreston gjyshin ndërsa 3-vjeçari dyshohet se ndodhet në Kukës së bashku me gjyshen.

Pejë, burri vret me një plumb pas koke bashkëshorten

Një tjetër grua është vrarë nga bashkëshorti brenda pak ditësh në Kosovë. 43-vjeçarja ishte duke pirë kafe kur është qëlluar me një plumb pas koke. Ajo e kishte denoncuar më herët për dhunë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Pejë.

Shqipëria, destinacioni autentik me i përballueshëm

Mediat spanjolle nuk ndalen në promovimin e Shqipërisë turistike. E përditshmja “El Debate” e cilëson vendin tonë një destinacion autentik e të përballueshëm ndërsa jep edhe rekomandime për vendet që duhen vizituar këtë verë.