#KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Leftion Peristeri

Headlines Klan News 24 Mars

Akuza e SPAK: Goro ishte në dijeni të falsifikimeve

Sipas SPAK, Kryetari në detyrë i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro ka qenë në dijeni të falsifikimit të dokumenteve për dy pronat në Dhërmi. Ai akuzohet se ka mundësuar tjetërsimin e dy pronave që më pas u shitën për investim strategjik.

Dy grupet e PD “mitingje” brenda ditës në Dibër

Dy grupimet e Partisë demokratike kanë zhvilluar zhvilluar takime të veçanta në Dibër, gati në të njëjtën kohë. Bardhi dhe Noka kërkuan bashkimin, ndërsa Lulzim Basha nuk i kurseu sulmet ndaj grupit të Rithemelimit.

Besimtarët katolikë kremtojnë të dielën e Larit

Besimtarët katolikë kanë hyrë në javën e madhe të Pashkëve. Këtë të diel u kremtua Dita e Larit, ose siç quhet ndryshe dita e Palmave, që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve, atë të ringjalljes së Krishtit

Ditë zie në Rusi, qytetarët nderojnë viktimat e masakrës

Qytetarë të shumtë në disa qytete të Rusisë kanë nderuar viktimat e masakrës në Krasno-Gorsk pranë Moskës. Sipas autoriteteve rus 133 persona mbetën të vrarë dhe mbi 140 janë plagosur nga sulmi terrorist.

Kuqezinjtë përgatiten për testin e dyte me Suedinë

Ekipi ynë kombëtar ka mbërritur dje në mbrëmje në Suedi ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore. I vetmi dyshim për trajnerin Silvinjo është portieri Etrit Berisha. Deri më tani janë shitur 17 mijë bileta.