KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Oljana Maloku

Headlines Klan News 15 mars

2 komisionet, mblidhet konferenca e kryetareve
Pas ngecjes së dialogut mes palëve, mblidhet Konferenca e Kryetarëve ku pritet të diskutohen objektet e hetimit të 2 komisioneve, ai për ndërhyrjet në sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi.

“Sterilizimi”, SPAK mbyll pas 4 vitesh hetimet
9 të akuzuarit e dosjes se “Sterilizimit” do të përballen në gjykatë me akuzat e SPAK që ka mbyllur hetimet këtë të premte, pas katër vitesh. Ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqja pritet të gjykohet për shpërdorim detyre.

Universitetet, me 21 qershor zgjidhen drejtuesit
Universitet Publike do të rizgjedhin drejtuesit me 21 qershor. Rektorët dhe dekanët që kanë plotësuar dy mandate, sipas ligjit nuk mund të rikandidojnë. Dy prej tyre janë, ai i mjekësisë dhe i politeknikut.

Escobar: Kurti refuzoi per dinarin, jam i zhgenjyer
I dërguari amerikan për Ballkanin perëndimor, Gabriel Eskobar deklaroi se Kurti refuzoi propozimin e tij për pezullimin e vendimit për dinarin. Ai theksoi se SHBA dhe BE janë të zhgënjyer nga ky qendrim i kryeministrit të Kosovës.

Miqesoret, Sylvinho rikthen 4 lojtare
Silvinjo rikthen në kombëtare: Brojën, Manajn Kumbullën dhe Alijin. Për herë të parë grumbullohet Arbër Hoxha, sulmuesi i Dinamos së Zagrebit. Takimet miqësore do të transmetohen falas në Tv Klan