Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar nga detyra gjyqtarin e arrestuar për korrupsion Shkëlqim Miri. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të KLD-së, ku u shqyrtua kërkesa e prokurorisë.

Gjyqtari Miri është i pezulluar deri në përfundim të hetimeve dhe më pas mund të shkarkohet përfundimisht nga funksioni i tij nëse shpallet fajtor.

Gjyqtari Shkëlqim Miri akuzohet për favorizimin e një të dënuari kundrejt rryshfetit, duke përfituar 20 mijë euro. Në banesën e gjyqtarit policia gjeti 34 milionë lekë të reja.

/tvklan.al