klea hutaNjë bukuroshë që ngjan me Manuela Arcuri. Ajo është shqiptare dhe profesioni i saj është aktrimi, megjithatë shpesh e kemi parë edhe të moderojë spektakle.

Po flasim për Klea Huta, e cila do të na shoqërojë gjatë në prezantimin e spektaklit të taleneteve të reja “Gjeniu i Vogël 6”.

Huta thotë se që në vogëli qëndroja përpara ekranit tërë kërshëri për të ndjekur konkurentët e vegjël me dëshirën e madhe që një ditë të jem pjesë e tij. Fëmijët janë dobësia më e madhe për të dhe nuk e ka aspak të vështirë që të shprehë mbështjen dhe ngrohtësinë që ata kanë nevojë gjatë netëve të spektaklit.

Klea “Gjeniu i Vogël 6” ka çelur siparin e tij për këtë vit. Si e pritët ftesën për të qenë ju moderatorja e këtij spektakli për talentet e reja?

“Gjeniu i Vogël” është një ndër formatet më të dashur dhe më jetëgjatë që ka Televizioni Klan. E vogël qëndroja përpara ekranit tërë kërshëri për të ndjekur programin dhe konkurentët e vegjël që shpalosnin talentin me dëshirën dhe pasionin e madh që një ditë të isha dhe unë pjesë e tij. Ndërsa sot e gjej veten duke e realizuar unë prezantimin e atyre vogëlushëve të mrekullueshëm me shumë botë dhe me një potencial të jashtëzakonshëm që të bëjnë të qendrosh përpara tyre ku me interpretim të thonë:”Më dëgjo mua, unë jam më i/e miri/a”.

Është eskperienca juaj e parë në Tv Klan në lidhje me këtë format. Si ndjeheni përkrah fëmijëvë konkurues?

Ndihem plotësisht pjesë e tyre. Jam përfshirë në ta dhe ndihem mrekullisht mirë. Është një format që e bëj me shumë dashuri dhe dëshirë. E kuptoj gjendjen që ata kanë në ato momente, sepse dhe unë kam qenë dikur në atë pozicion dhe mundohem që me gjithë qënien time të jem mbështetja e tyre më e madhe. Dhe pse në fund të fundit ajo është “lojë” artistike në zhanerin e këngës, ku uroj të fitojë më i miri!

Vumë re që marrëdhënia me fëmijët ishte shumë e ngrohtë. Si arrini t’i bëni për vete, e keni të vështirë?

Duke qenë se fëmijët janë dobësia ime më e madhe nuk e kam të vështirë aspak t’ua shpreh ngrohtësinë dhe dashurinë time dhe fëmijët janë e vetmja qënie sublime me një zemër të pastër që i kuptojnë ata që i duan dhe i mbështesin me zemër!

Ishin të emocionuar konkurentët, si ndiheshin kur iu vinte radha për në skenë?

Sigurisht që emocionet janë pjesë e rëndësishme e këtij formati. Jo vetëm ata, por edhe unë jam shumë e emocionuar që në momentin që fillon spektakli deri në minutat e tij të fundit. E ndjej që me frikën e skenës që i pushton kërkojnë mbështetjen time të cilën unë nuk e kursej.

Çfarë të rejash do ketë “Gjeniu i Vogël” këtë vit në ndryshim nga më parë?

Në krahasim me vitet e mëparshme e re tek “Gjeniu i Vogël 6” është fakti që konkurentët do të ndahen në dy faza dy netët e para, për të vijuar në 13 javët e tjera.

Aktualisht jeni fokusuar vetëm tek “Gjeniu i Vogël 6”, apo keni dhe projekte të reja?

Aktualisht tek “Gjeniu i Vogël”, projekte të tjera më presin në vazhdimësi, por që me kohën do bëhen të ditura.

Ku e ndjeni veten më mirë si aktore apo moderatore?

Profesioni im është aktore ndërsa moderimi është një nga elementet e pandarë të aktrimit dhe këto dy faktorë ecin gjithmonë paralelisht njëra me tjetrën.

Vilma Kërçiku