kledi

Është bërë baba për herë të parë balerini shqiptar, i famshëm dhe në Itali, Kledi Kadiu.

Artisti ka bërë publike një foto në profilin e tij në Instagram, kur ai dhe partnerja e tij, Charlotte Lazzari, shfaqen me vajzën e sapolindur, të pagësuar me emin Lea.

Një lumturi e pamasë kjo për Kledin, i cili gjatë verës kishte bërë publik lajmin se së shpjeti ai dhe Charlotte, 18 vite më e vogël në moshë, do të beheshin prindër për herë të parë.

Ndërkohë që të shumta kanë qenë dhe reagimet e fansave, që i janë bashkuar Kledit mnë këtë ditë të shënuara, me një urim./tvklan.al