Po bëjnë xhiron e mediave botërore këto pamje të kamerës së sigurisë së një dyqani “Starbucks” në Kaliforni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dyqani u bë shënjestër e një grabitjeje në mes të ditës kur një person i maskuar iu drejtua kasës me një pistoletë të rreme ne dore dhe një thikë.

 Ai i kërkoi shitëses paratë e xhiros, duke e kërcënuar.

Çuditërisht shitësja qëndron indiferente dhe nuk ia jep paratë.

Në këtë moment një nga klientët sulmon grabitësin nga pas dhe e godet me një karrige. Të dy nisin e përleshen dhe klienti ia del ta bllokoje.

Klienti i quajtur Xherri u kthye në hero në lokalitetin e tij. Policia e përgëzoi klientin për guximin e treguar, por tërhoqi vëmendjen duke thënë se të tilla veprime nuk rekomandohen, pasi mund të kenë pasoja të rënda.

Tv Klan