Bashkimi Europian ka shprehur shqetësimin sa i përket vendimit të të Presidentit Ivanov për faljen e zyrtarëve të cilët janë nën hetim.

“Ne jemi shumë mirë të njoftuar dhe jemi seriozisht të shqetësuar me vendimin e presidentit Ivanov për të falur një numër të madh politikanësh dhe personash zyrtar të cilët ishin objekt i hetimeve kriminalistike.

Ky vendim rrezikon të prodhojë klimë të padënueshmërisë, e rrezikon sundimin e së drejtës dhe vitet e investuara në përpjekjet në vend dhe nga komuniteti ndërkombëtar dhe mund ta përkeqësojë krizën ekzistuese politike”,-

tha në një koferencë për shtyp zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç.

Sipas zëdhënëses së KE-së, vendimi i presidentit maqedonas e minon edhe punën e rëndësishme të prokurores speciale dhe ekipit të saj që janë vendosur nga parlamenti si pjesë e marrëveshjes së Përzhinos për t’i hetuar çështjet serioze të ngritura vitin e kaluar.

“Puna e prokurores speciale duhet të vazhdojë dhe siç thamë gjatë ditëve të kaluara, ky vendim e rrezikon edhe të ardhmen euroatlantike të vendit. Sido që të jetë, Komisioni Evropian, siç patë nga dy reagimet e përfaqësueses së lartë dhe nënkryetarit të KE-së (Federika Mogerini) dhe komisionerit Hahn, u bën thirrje të gjitha partive politike dhe të gjithë të përfshirëve të sigurojnë që procesi të lëvizë përpara. Thoni se marrëveshja e Përzhinos është e vdekur, por ne besojmë se ende ka kohë për kthim në tryezën negociuese”-

ka theksuar ajo./tvklan.al