kurti-haxhiu

Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut u ndërpritet masa e “arrestit në shtëpi” dhe do të mbrohen në liri.

Kolegji Penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, i cilësoi të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës të Kurtit dhe Haxhiut, kundër akt-vendimeve të Gjykatës Themelore të Prishtinës të 28 Dhjetorit dhe 6 Janarit.

Kjo për faktin se atyre u dihet identiteti, vendbanimi dhe nuk ekzistojnë rrethana tjera që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes, arratisjes, apo përsëritjes se veprës penale.

Tv Klan