Mjekët: Shkak, gripi dhe virozat. Shpesh herë ka dhe mbivendosje

Gripi, virozat dhe alergjitë po reflektohen tek fëmijët me një kollë të zgjatur deri në 3-4 javë. Mjekët specialistë thonë se në të treja rastet prindërit duhet të konsultohen me mjekët për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të fëmijës.

“Sipas gjendjes që ka kaluar një fëmijë, një virozë e thjeshtë, mund të jetë shkaktuar gripi, ku kemi parë që ka patur një ecuri të zgjatur 3-4 javë prezenca e kollës, që ka qenë kollë pasuese reflektore, apo edhe dy-tre javë pas mjekimit tek një bronco-penumonie tek fëmijët”, thotë mjekja Bruna Shiroka.

Sipas bluzave të bardha, prindërit duhet të tregojnë kujdes dhe të mos iu drejtohen farmacive për shurup pa konsultën me specialistin.

“Prindi nuk duhet të ndërveprojë vetë që për një kollë të marrë shurup  në farmaci edhe pse vijojnë të merren vetë. Efekti reflektor i mbetjes së kollës për një periudhë të zgjatur nga kalimi i një virozë ose bronco-pneumonie, dhe kur mjeku e vlerëson që nuk ka asnjë parametër vital të cënuar kjo kollë mund të vazhdojë”, shprehet mjekja.

Këtë vit gripi agresiv ka prekur më së shumti moshën e tretë dhe fëmijët dhe sipas mjekëve në mjaft raste kemi pasur mbivendosje të infeksionit duke bërë që në rastin e kollës të kemi një tejzgjatje të saj.

Diagnoza diferenciale është ajo e cila ndihmon edhe për mjekimin dhe reagimin ndaj një patologjie.

Tv Klan