Antonov An – 225 Mriya

është një avion me gjashtë motora dhe mund të transportojë ekuivalenten e dhjetë tanke lufte. Ai pritet që të bëjë udhëtime të shpeshta drejt Britanisë, por edhe në pjesën tjetër perëndimore pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Rusinë.

Kompania hapi bazën e saj në Stansted të Londrës, muajin e shkuar.

An – 255 peshon 600 ton dhe dikur përdorej për të transportuar anije kozmike sovjetike, të vendosur mbi çati.

U dizenjua dhe ndërtua në Ukrainë, në 1980 –ën  dhe përdoret për të lëvizur ngarkesa të rënda. Shembulli më i fundit ishte një gjenerator gjigand prej 117 tonësh.

Kolosi Antonov An – 225 Mriya (ëndrra) është avioni më i madh dhe më i rëndë në botë. Ai mund të fluturojë për më shumë se 18 orë pa patur nevojë të ndalojë për karburant./tvklan.al