Kombinat Show është një program nga Enkel Demi, i cili transmetohet çdo të premte në orën 20:30 në Tv Klan.

Tema e emisionit të radhës është “Familjet shqiptare” duke përfshirë martesën, bashkëjetesën, por edhe ndarjen. Jo të gjithë mendojnë njëlloj për këto koncepte që në vendin tonë sa vijnë dhe rriten. Për të diskutuar rreth kësaj teme, te ftuar janë:

Diana Çuli, një shkrimtare , por dhe një aktiviste shumë e njohur në lëvizjen e grave.

Majlinda Bregu, pedagoge ne Fakultetin e Sociologjisë, por dhe gazetare mjaft e njohur.

Maksim Hasani mjaft i njohur në politikën shqiptare të vitit 1997 si dhe për bindjet e tij ekstremisht të majta.

Artan Imami. Ai ka kthyer në art një nga figurat më të njohura të Kadaresë “Kostandini dhe Doruntina”, aktor mjaft i njohur dhe mjaft aktiv.

Armand Zhuli, mjaft i njohur në Tiranë përpara viteve ’90.

Mimoza Ahmeti, një poete e njohur, një njeri që ka pushtuar gazetat, revistat, skenat dhe që ka tentuar të eksperimentojë gjatë gjithë kohës me artin e vet.

Vjollca Meçe, juriste e cila ka bërë dhe oponencën e kodit të familjes./tvklan.al