Gjendje e familjes në shoqërinë tonë e cila po përballet me kriza dhe probleme të mëdha ishte në fokus të aktivitetit “Festojmë Familjen”. Ky aktivitet i organizuar nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në bashkëpunim me Kishën Katolike Shqiptare dhe Vëllazërinë Ungjillore kishin në vëmendje mbrojtjen, forcimin dhe ruajtjen e vlerave të familjes.

Vetë përfaqësuesit më të lartë të këtyre besimeve përcollen mesazhet e tyre në një kohë kur institucioni i familjes po përballet me shumë sfida.

Imzot Joani, Mitropoliti i Korçës: Familja na jep identitetin dhe ndijimin e përkatësisë dhe brenda saj ne aftësohemi të bashkëndajmë përvojat e përditshme si dhe na ndihmon t’i japim jetës sonë kuptim dhe qëllim.

Imzot Arjan Dodaj, Kryeipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës: Veçanërisht familja shqiptare është përvojë e një dinamie jete që mbart në vete shenjë e gjallë të shënjtërisë. Për çdo shqiptarë familja akoma është e shenjtë.

Ergest Biti, President i Vëllazërisë Ungjillore: Familja është dhurata që zoti ynë na ka dhënë që prej krijimit të botës

Takimi më pas vijoi me diskutimet që u mbajtën nga të ftuarit përfaqësues nga të tre komunitetet e krishtera ku folën për bashkëpunimin që lidhet me nisma, projekte dhe angazhim të përbashkët për të mbrojtur familjen dhe për të promovuar vlerat e saj.

Klan News