Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

“Nënë moj mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë”. Kjo thënie e Nolit shpërthen sot në kujtesën e gjithësecilit. “Atlantik ‘99”, një emër batalioni, por dhe një titull koncerti festiv. Djemtë shqiptarë që shkuan nga Amerika në Kosovë, për të fituar lirinë e tokës ku kishin lindur, tashmë pas një viti festojnë dhe këndojnë.

Nexhat Ymeri, luftëtar i këtij batalioni, dëshmitar i luftës së fituar, njëkohësisht ideatori e organizatori i këtij spektakli shprehet.

Nexhat Ymeri:- “Djemtë përcollën lirinë, gjënë më të shtrenjtë. Kjo është gjëja më e bukur. Sakrifikuan jetën dhe erdhi liria”.

Koncerti “Atlantik ‘99”, i cili do të transmetohet ekskluzivisht për teleshikuesit, nga Tv Klan, përcolli nëpërmjet këngës e poezisë, mesazhin e paqes dhe lirisë së fituar. E gjithë krijimtaria muzikore e kësaj nate është realizuar nga kompozitori Edmond Zhulali, ndërsa tekstet kanë lindur në beteja e janë krijuar nga Nexhat Ymeri dhe përpunuar nga Gjok Beci.

Manjola Nallbani, Ledina Çelo, Kastriot Tusha, Aleksandër Gjoka, pushtuan skenën me zërin dhe këngën e tyre, ashtu si një vit më parë “Atlantik ‘99”, pushtoi fushën e betejës./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari