Këto janë sekuencat e fundit të provave që do të zhvillohen sonte në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve. Koncerti është titulluar “Atlantik 99” emër të cilin e ka patur brigada e luftëtarëve shqiptarë me banim në Amerikë që luftuan në Kosovë. Ideatori i këtij koncerti është Nexhat Imeraj, luftëtar i këtij batalioni ku sonte ai paraqitet dhe si poet i teksteve të këngëve. Do të këndohen 12 këngë të reja përpunuar me muzikë të lehtë nga Edmond Zhulali.

Koncerti do të moderohet nga ish miss Shqipëria Hygerta Sako dhe do të interpretohen mjaft poezi nga e mirënjohura Margarita Xhepa. Ndërtimi regjisorial është bërë nga Petri Bozo ku në skenë do të jenë të lidhur dy flamuj, shqiptar dhe ai amerikan. Do të këndojnë emra të njohur të muzikës sonë të lehtë ku nuk do të mungojë Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani. Ledina Çelo, Kastriot Tusha si dhe mjaft të tjerë./tvklan.al