Siguria fizike e liderëve politikë në Kosovë është në rrezik. Alarmi vjen nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës, i cili njoftoi se institucionet përgjegjëse kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve që po tentojnë destabilizimin e Kosovës dhe rendit kushtetues. Këto grupe janë të lidhura me individë nga jashtë vendit, shkruhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka urdhëruar  shtimin e masave për ruajtjen fizike 24 orë të krerëve më të lartë të shtetit. Ndërsa po ndërmerren të gjitha masat ligjore për të parandaluar akte që kërcënojnë  stabilitetin e vendit.

 Po ashtu, institucionet janë të gatshme të veprojnë për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës për këto plane.

Sipas autoriteteve kosovare, dyshohet se njerëzit që po planifikojnë këto akte kanë të kaluar të dyshimtë. Ata punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve  dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës.

Këshilli për Siguri i Kosovës konsideron se synimet dhe aktet e tilla duhet të dënohen nga të gjithë qytetarët e Kosovës, nga Qeveria, Parlamenti dhe shoqëria civile.

Tv Klan