Testi i fundit para Europianit të Gjermanisë

Pas dakordësisë për të luajtur një ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin, Federata Shqiptare e Futbollit përcaktuar edhe një tjetër ndeshje me Federatën e Azerbajxhanit. Sfida do të luhet më 7 qershor. Të dyja vijnë pak ditë para nisjes së Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Mbetet për t’u përcaktuar orari dhe stadiumi ku do të luhet kjo sfidë, por me gjasë edhe kjo në Austri ashtu sikurse kundër Lihtenshtejnin. Me gjasë, sikurse ndodhi para Europianit të 2016, edhe kësaj here, FSHF do të grumbullojë skuadrën në një kamp stërvitor në Austri. Kështu që do të jetë më e volitshme që edhe me Azerbajxhanin të luhet në këtë shtet.

Por Kombëtarja Shqiptare fillimisht do të luajë dy takime miqësore në fund të muajit Mars. Kuqezinjtë do të përballen me Kilin më datë 22 në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas do të luajë me Suedinë në stadiumin “Friends Arena“ në Solna të Stokholmit.

Të gjitha ndeshjet miqësore të kombëtares do të transmetohen në Tv Klan.

Tv Klan